Rosell tall, kërcënon dhe akuzon Realin

dardanmiftari | Friday, June 17, 2011 | 0 Komente

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell ka akuzuar Real Madridin për sjelljet josportive pas akuzave të rreme nga një medium për doping, duke kërcënuar madrilenët me prishje të të gjitha relacioneve dhe shpallje të luftës. Më tej Rosell ka tallur Realin duke thënë se ka më shumë para se Los Blancos dhe se ata fitojnë në fushë dhe jo jashtë saj.
“Real Madridi bëri akuza dhe pohime konspirative pa ndonjë bazë. Ata kanë tentuar të fitojnë jashtë fushës atë që nuk kanë mundur brenda saj. Ne duam ta ndërrojmë faqen tani, por nëse Real Madridi kalon kufinjtë edhe njëherë, atëherë ne nuk do të hezitojmë për t’i prishur të gjitha marrëdhëniet”.

“Konferenca për shtyp e trajnerit të Real Madridit pas gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në Bernabeu e turpëroi çdonjërin që e konsideron veten sportist”

“Çështja e dopingut? Unë mund t’iu siguroj se nëse dikush, në emër të Barcelonës, do të bënte akuza të këtij lloji, atëherë ne do të vepronim me ftohtësi, duke mohuar menjëherë dhe duke i dërguar në gjykatë përgjegjësit”.

“Si ishte sezoni? Me tashmë 15 trofe të fituara, ky ka qenë sezoni më i mirë në histori të klubit. Tri momentet më të mira të sezonit ishin fitorja 5-0 ndaj Real Madridit, fitorja në Wembley dhe rikthimi i Eric Abidal në Camp Nou”, deklaroi Sandro Rosell.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...