Scholes: United do të rindërtohet

dardanmiftari | Friday, June 17, 2011 | 0 Komente

Paul Scholes ka besim të plotë në Sir Alex Fergusonin dhe aftësinë e tij për të ndërtuar një ekip tjetër të suksesshëm të Manchester United, përderisa skocezi është duke shikuar zëvendësimin e lojtarëve të moshuar.
“Menaxheri e di se çfarë duhet dhe nëse ai duhet të blejë lojtarë të ri. Viteve të kaluara ai nuk ka shpenzuar aq shumë dhe nëse ai ndjen se duhet ta bëjë atë tani, ai do ta bëjë. Ai ka ndërtuar tri-katër ekipe të suksesshme të United dhe tani duhet ta bëjë përsëri, jam i sigurt se do t’ia dalë”.

“Nuk ka nevojë për zëvendësues timin. Unë nuk e di kujt i mbetet përgjigja për një zëvendësues. Kjo është në dorë të stafit dhe menaxherit. Nuk ka dyshim se ka talent në këtë klub. Vetëm shikoni në ekipin e të rinjve këtë vit dhe çfarë ka bërë. Janë disa lojtarë të mrekullueshëm”, ka thënë Scholes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...