Sanchez, talenti më i mirë në botë

dardanmiftari | Saturday, June 18, 2011 | 0 Komente

Ylli kilian i Udineses, Alexis Sanchez, është votuar si talenti i ri më i mirë në botë, duke mposhtur kështu yje si Gareth Bale, Javier Pastore dhe Ganso.
Në sondazhin e hapur nga FIFA disa ditë më parë, rezultatet e të cilit u publikuan sot, ngadhënjeu Sanchez me 35 përqind të votave. Gareth Bale grumbulloi 18% të votave, i ndjekur nga Nuri Sahin, Pastore, Ganso dhe Eden Hazard.
Alexis Sanchez momentalisht gjendet në përgatitje për Copa Amerika, ndërsa aktualisht është futbollisti më i kërkuar në Evropë, me Interin, Juventusin, Barcelonën, Manchester Unitedin, Manchester Cityn dhe Chelsean që po zhvillojnë një luftë për të.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...