Villas Boas dhe Falcao te Interi?

dardanmiftari | Friday, June 17, 2011 | 0 Komente

Mediumet italiane gjithnjë e më shumë kanë filluar të besojnë se trajneri i Interit për sezonin e ardhshëm do të jetë superstrategu që fitoi tripletën sezonin e kaluar me Porton, Andres Villas Boas.
Sky Sport Italia raporton se Interi ka dërguar agjentët për të biseduar me Porton dhe me përfaqësuesit e Villas Boas, ndërsa nuk ka medium italian që nuk njofton se sipas të gjitha gjasave, 33 vjeçari do të jetë trajneri i ardhshëm i Interit.

Kësaj i shtojmë edhe konfirmimin se Interi nuk është më i interesuar për serbin Sinisa Mihajlovic pasi Fiorentina nuk dëshiron të heqë dorë nga ai. Më shumë do të mësohet orët në vijim ndërsa një zyrtarizim për trajnerin e ri, kushdo qoftë ai, pritet të bëhet të hënën.

Sipas Tuttomercatoweb, Interi do të tentojë të sjellë Radamel Falcaon te Interi dhe atë me çdo çmim, me ç’rast klauzola e Villas Boas nuk do të ishte e vlefshme. Porto dhe Villas Boas ishin pajtuar që në rast të largimit të sulmuesit kryesor kjo klauzolë të mos vlente më.

Villas Boas ishte një prej ndihmësve të jashtëm të Jose Mourinhos kur ky i fundit ishte trajner i Interit, ndërsa vetëm si 33 vjeçar ka arritur që të fitojë tripletën me Porton, duke u quajtur ‘Mourinho i dytë’.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...