Sevilla e interesuar për Dos Santos
Presidenti i Sevillas, Jose Maria del Nido, ka konfirmuar negociatat me anësorin e Tottenhamit, Giovani dos Santos.
Bosi i ri i Sevillas dhe ish-menaxheri i Racing Santander, Marcelino Garcia Toral, kishte punuar me meksikanin për gjashtë muaj në formë huazimi, por Nido thotë se transferimi ende nuk është formalitet.
“Është e vërtetë se ne kemi biseduar me lojtarin (dos Santos) dhe ne jemi të interesuar për të, por ai nuk është një cak unik për ekipin. E kam bërë të qartë se Sevilla nuk do të paguajë më shumë se 8 milionë euro për një lojtar edhe pa e ditur nëse (Frederic) Kanoute do të qëndrojë me ne”, ka thënë Del Nido.
Category: Futboll
0 Komente