Shaqiri: E kemi merituar finalen

dardanmiftari | Thursday, June 23, 2011 | 0 Komente

Njeriu i ndeshjes në fitoren 1-0 ndaj Republikës Çeke, Xherdan Shaqiri, thotë se Zvicra ka arritur në finale me meritë të plotë dhe është i bindur se ata kanë potencial për të mposhtur Spanjën në finale.
Shaqiri shkëlqeu në këtë ndeshje duke krijuar disa raste shënimi, derisa ishte një shqiptar tjetër, Admir Mehmedi, ai i cili në kohën shtesë shënoi golin e vetëm të ndeshjes së mbrëmshme gjysmëfinale e cila çoi Zvicrën në finale përballë Spanjës.

“Ne ishim dukshëm më të mirë, kishim më shumë posedim. Ne ishim ata që jemi përpjekur më shumë. Mendoj se e merituam të jemi në finale në fund të ndeshjes”, ka thënë Shaqiri. Xherdan Shaqiri me trofeun e Lojtarit të Ndeshjes
Kosovari është shprehur optimist se ata do të mund ta mposhtin edhe Spanjën në finalen e 25 qershorit, pavarësisht se spanjollët shihen si favoritë.
“Pse të mos [e fitojmë trofeun]? Ne kemi një ekip shumë të mirë. Ne kemi potencial për ta mposhtur Spanjën. Ne nuk jemi favoritë, andaj mund të ndjehemi më të lirë në finale”.
“Është e rëndësishme për ne të jemi në finale. Është një mundësi e shkëlqyeshme. Mendoj se e gjithë Zvicra mezi pret këtë ndeshje. Ne duam të shkruajmë një tregim të plotë”, ka thënë 19-vjeçari.
Zvicra, e cila ka në përbërje gjashtë shqiptarë, ka fituar të katër ndeshjet e deritanishme të kampionatit evropian U21 që zhvillohet në Danimarkë dhe ende nuk ka pranuar asnjë gol.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...