Shkëmbim Eto’o – Tevez?

dardanmiftari | Friday, June 17, 2011 | 0 Komente

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, raportohet se është i gatshëm ta përfshijë sulmuesin Samuel Eto'o në një marrëveshje e cila do ta shohë sulmuesin argjentinas Carlos Tevez të lëvizë në kahe të kundërt.
Tevez tashmë një kohë e ka bërë të qartë se nuk e sheh të ardhmen e tij në Eastlands dhe derisa një transferim në Argjentinë është jashtë mundësive, ai do të jetë i hapur për një transferim te Interi, i cili ka një numër lojtarësh argjentinas në ekip, si Javier Zanetti, Esteban Cambiasso dhe Walter Samuel.

Dhe për të zvogëluar vlerën e Tevez, Moratti mund ta përfshijë Eto’o në ofertë. Lajmi vjen kur sulmuesi kamerunas së fundi deklaroi se ai do të mendojë të ardhmen e tij gjatë kësaj vere dhe se pëlqen të provojë veten edhe në Ligë Premier.

Për Eto’o i interesuar është edhe Real Madridi, që mund të ofrojë njërin nga sulmuesit kryesor Gonzalo Higuain ose Karim Benzema.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...