Suspendim përjetë për Luciano Moggin

dardanmiftari | Wednesday, June 15, 2011 | 0 Komente

Ish-drejtori i Juventusit, Luciano Moggi, është suspenduar përjetësisht nga çdo aktivitet në futbollin italian.
Duke u bazuar në hetimin e pavarur të nisur nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC), komisioni disiplinor i FIGC ka marrë vendimin që të suspendojë përjetësisht nga futbolli Luciano Moggin përkrah ish-drejtorit tjetër të Juves, Antonio Giraudos dhe ish-presidentit të FIGC, Innocenzo Mazzini.

“Serioziteti i fakteve në lidhje me sjelljet e Moggit gjatë këtyre viteve për mendimin tonë ishte skandaloz dhe vendimi i komisionit disiplinor është i rëndësishëm dhe shërben për të reflektuar në atë se faktet ndaj Moggit ishin jashtëzakonisht serioze”, shkruan në komunikatën e FIGC.

Por, mediat italiane raportojnë se Moggi do ta apelojë vendimin. Ai aktualisht është duke luftuar në gjykatë për Calciopoli II në Napoli, ku prokurorët kanë kërkuar që ai të dënohet me pesë vjet burg për siç thuhet konspiracion kriminal.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...