Torres: Sezoni i kaluar, më i keqi në karrierë

dardanmiftari | Saturday, June 18, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres, ka thënë se sezoni i kaluar ka qenë më i keq për të deri tani në karrierë.
“Për mua, sezoni i kaluar ishte më i keqi që pas ardhjes time në Angli. Kështu që preferoj të harroj atë që ndodhi. Por, nuk më vjen keq që nënshkrova për Chelsean. Unë jam i bindur që kur makineria Chelsea të jetë në ritëm, do të jetë shumë e vështirë për t’u ndalur”.

“Lëndimi të cilin e pësova në fund të Botërorit e dëmtoi paraqitjen time dhe i bëri gjërat më të komplikuara se asnjëherë tjetër në karrierën time. 12 gola gjatë gjithë sezonit nuk është asgjë për mua. Kurrë gjatë sezonit nuk kam luajtur në 100 përqindësh, as për Liverpoolin e as për Chelsean”, u shpreh Torres.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...