United i vendosur për Sneijder

dardanmiftari | Wednesday, June 15, 2011 | 0 Komente

Manchester United është i vendosur që t’i shkojë deri në fund çështjes Sneijder, pas tentimeve pa rezultat për transferimin e Luka Modric nga Tottenhami.
Manchester United është tejet i motivuar edhe nga deklaratat e mesfushorit të Interit dhe me frustrimin gjithnjë e në rritje në shtabin Nerazzur pas deklaratave të Sneijder, Djajtë duan të shfrytëzojnë rastin dhe me një ofertë lukrative ta joshin holandezin.

Kampioni i Anglisë po ashtu është edhe në garë për Alexis Sanchez dhe mund të ndodhë që për një shumë prej 60 milionë funtesh t’i transferojë që të dy super lojtarët nga Serie A.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...