United pas Raphael Varane

dardanmiftari | Thursday, June 16, 2011 | 0 Komente

Manchester United synon të sigurojë shërbimet e mbrojtësit të Lens, Raphael Varane dhe tashmë ka bërë një ofertë në vlerën 10.5 milionë eurove për lojtarin.
Klubi nga Old Trafford ditë më parë konfirmoi nënshkrimin me mbrojtësin e ri Phil Jones nga Blackburn Rovers për një shumë në vlerën e 20 milionë eurove, por dëshiron të vazhdojë me forcimin e repartit mbrojtës dhe tash ka hedhur shikimin ka 18-vjeçari.

L'Equipe raporton se United ka dërguar një ofertë, e cila supozohet se është mbi 10 milionë euro, për të nënshkruar me tinejxherin.

Klube si Manchester City, Real Madrid, Olympique Lyon dhe Paris Saint-Germain janë lidhur me një transferim të mbrojtësit të qendrës, por Djajtë e Kuq janë ekipi i vetëm që deri tash kanë bërë ofertë zyrtare.

Varane ka kontratë me Lens deri në verën e vitit 2015, por ai është i paepur të vazhdojë më tej pas rënies së ekipit të tij në Ligue 2.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...