Victor Obinna nënshkruan për Lokomotivin

dardanmiftari | Monday, June 20, 2011 | 0 Komente

Lokomotiv Moscow ka siguruar shërbimet e Victor Obinnas, i cili ishte lojtar i lirë.
Nigeriani që ishte në pronësi të Interit, kaloi sezonin e fundit në formë huazimi te West Hami, mirëpo asnjëra nga dy skuadrat nuk vendosën ta mbajnë atë, kështu që pas skadimit të kontratës me Nerazzurët, ai mund të kalojë në Rusi me parametrat zero.

“Obinna ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Lokomotivin dhe i ka kaluar ekzaminimet mjekësore në Moskë”, ka deklaruar agjenti i tij, Tony Adele.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...