Villas Boas menaxher i Chelseat?
Tashmë ish-trajneri i Portos, Andres Villas Boas edhe zyrtarisht ka shkëputur marrëdhëniet kontraktuale me klubin portugez, me Chelsean që thuhet të ketë paguar klauzolën prej 15 milionë eurosh, duke bërë që kalimi i strategut 33 vjeçar te klubi anglez të mbetet çështje orësh.
Porto bëri të ditur në mëngjes se Villas Boas kishte dhënë dorëheqje dhe gjatë pasditës u konfirmua se Chelsea tashmë ka kryer detyrimin për të paguar 15 milionë euro si pjesë e klauzolës në kontratën e portugezit.
Villas Boas momentalisht po qëndron në Londër me agjentin e tij për të finalizuar detajet e kontratës së tij me klubin londinez, të cilin sipas të gjitha gjasave do ta drejtojë gjatë sezonit të ardhshëm.
Category: Futboll
0 Komente