Xavi: Messi më i mirë se Pele, Maradona dhe Cruyff

dardanmiftari | Tuesday, June 07, 2011 | 0 Komente

Mjeshtri i mesfushës blaugrane, Xavi, mendon se Barcelona është skuadra më e mirë njëzet viteve të fundit, ndërsa, sipas tij, Lionel Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.
“Ka pasur disa skuadra të shkëlqyera në histori, si Brazili i Peles, Ajaxi i Cruyffit, Milani i Sacchit, por në njëzet vitet e fundit, kjo skuadër e Barcelonës është më e mira”, ka deklaruar Xavi.
Nga spanjolli është kërkuar që të japë opinionin rreth bashkëlojtarit të tij, Lionel Messi, për të cilin ka thënë: “Ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave- më i mirë se Pele, Maradona ose Cruyff. Ne duhet ta mbrojmë atë sepse ai është vendimtar. Pa të ne nuk do të ishim kush jemi”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...