Zyrtare: De Gea portier i Man United

dardanmiftari | Wednesday, June 29, 2011 | 1 Komente

Kampioni i Ligës Premier, Manchester United, ka konfirmuar se ka angazhuar portierin spanjoll Davide de Gea për 17 milionë funte nga Atletico Madrid.
Spanjolli është pajtuar të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare dhe bëhet kështu nënshkrimi i tretë i këtij afati kalimtar për Djajtë e Kuq. Ata tashmë kanë transferuar Phil Jones dhe Ashley Young, ndërsa arritja e De Gea çon në 50 milionë harxhimet e tyre.

“Jam shumë krenar dhe mezi pres të filloj të luaj këtu. Kur një klub i madhësisë së Manchester United vjen pas jush është e padiskutueshme se kjo ju bën shumë, shumë të lumtur”.

“E kam parë interesimin e tyre si një motivim shtesë për të punuar edhe më fuqishëm, për të treguar aftësitë e mia. Është një privilegj i madh të jesh pjesë e një klubi si United dhe do të jap më të mirën për të treguar gjithë çfarë mundem”, ka thënë De Gea.

Njëzetvjeçari spanjoll, i cili tejkaloi testet mjekësore më herët gjatë javës, arrin në Old Trafford si zëvendësim i drejtpërdrejtë për holandezin e porsa-pensionuar Edwin van der Sar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

Shkruani Komentin Poshtë...