Zyrtare: Lyoni shkarkon trajnerin Claude Puel
Olympique Lyon ka zbuluar se klubi është ndarë me trajnerin Claude Puel.
Klubi francez dhe Puel kishin qenë në negociata në disa ditët e kaluara në lidhje me mbylljen e kontratës së trajnerit, e cili skadonte vitin e ardhshëm.
Pas disa tentimesh për të arritur marrëveshje, Lyoni ka zbuluar të hënën në mbrëmje se Puel ‘nuk është më’ trajneri i klubit.
Ky hap pritet të hapë rrugë për caktimin e drejtorit të akademisë së Lyonit, Remi Garde, si personin e ardhshëm në drejtim të ekipit.
Puel, i cili morri drejtimin e ekipit nga Alain Perrin në vitin 2008, ka dështuar të udhëheqë Lyonin te një titull i vetëm gjatë tre viteve të tij në stol ndërsa sezonin e kaluar klubi përfundoi i treti në tabelë, jashtë pozitës që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Category: Futboll
0 Komente