Alves: Neymarin do e transferoja te Barca

dardanmiftari | Sunday, July 03, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, ka lansuar një deklaratë thumbuese për Real Madridin, duke ua rekomanduar drejtuesve të Barcelonës transferimin e supertalentit brazilian Neymar.
“Nëse do të kisha para, unë do ta transferoja atë për Barcelonën sepse ai është një prej më të mirëve në botë për momentin”.

“Unë i dua miqtë e mi pranë. Unë kam marrëdhënie shumë të veçantë me Neymar dhe nëse do ta kisha fuqinë, unë rekomandoj që ai të luajë pranë meje dhe jo kundër meje. Nuk ka kohë në kombëtaren braziliane për të biseduar për të ardhmen. Ai e di se ku do të shkojë dhe nëse do të qëndrojë”, deklaroi Alves.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...