Cech në dyshime për aftësitë e De Geas
Portieri i Chelseat, Petr Cech, thotë se ai ka dyshime nëse David De Gea do të arrijë t’ia dalë te Manchester United.
“Është një avantazh i madh për Manchester United të ketë një portier i cili është 20 vjet, pasi ai mund të qëndrojë për shumë vite”.
“Por kjo gjë është një risk i madh në të njëjtën kohë pasi ai po i bashkohet një klubi historikisht shumë të suksesshëm, i cili ka pasur portierë të mëdhenj si Peter Schmeichel dhe Edwin van der Sar”.
“Ne mbajmë mend se sa shumë vite duhej për të zëvendësuar Peter Schmeichel, andaj le të shohim çfarë do të ndodh tash pasi Edwin van der Sar është pensionuar. Është një detyrë e madhe të mbulosh zbrazëtirën e Van der Sar”, ka thënë Cech.
Category: Futboll
edhe une besoj se ky, edhe pse ka nje talent te madh, kjo nuk mjafton per te mbrojtur nje katerkendesh ne kampionatin me te forte te botes dhe me nje skuader super te madhe si man utd, e duke pare qe edhe qendermbrojtesat vidic dhe ferdinand nuk do jene me qe ta ndihmojne....besoj se ky nuk ka per tja dale...
ReplyDelete