City afër transferimit të Nasri dhe Clichy

dardanmiftari | Friday, July 01, 2011 | 0 Komente

Manchester City raportohet se është afër t’ia marrë Manchester United nga dora mesfushorin e Arsenalit Samir Nasri.
Mesfushori është lidhur me një largim nga Emirates këtë verë, ndërsa destinacioni i tij i ardhshëm është përfolur Manchester United. Megjithatë duket se rivali lokal i Djajve të Kuq, City, ka bërë hapa më konkret në transferimin e francezit.

Sky Sports bën të ditur se City është në negociata me Arsenalin për të transferuar dy lojtarë të këtij ekipi, Samir Nasri për 20 milionë funte dhe Gael Clichy për shtatë milionë funte.

Që të dy nuk pranojnë të vazhdojnë kontratën me Arsenalin për të cilën gjë klubi londinez është i detyruar t’i shesë, para se ata të largohen si agjentë të lirë në fund të sezonit të ardhshëm.

Nga Arsenali këtë verë pritet të largohet edhe kapiteni Cesc Fabregas, për të cilin Barcelona së fundi bëri një ofertë të dytë të përmirësuar, pasi e para në vlerën e 30 milionë eurove u refuzua nga klubi anglez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...