Djokovic triumfon në Wimbledon

dardanmiftari | Sunday, July 03, 2011 | 0 Komente

Tenisti serb Novak Djokovic e ka mposhtur tenistin spanjoll Rafael Nadal për ta fituar trofeun e sivjetmë të Wimbledonit.
Në finalen e meshkujve që u zhvillua të dielën, Djokovic arriti të përmbushë ëndrrën e tij duke fituar me rezultat 3-1 në sete (6-4, 6-1, 1-6 dhe 6-3).

Serbi dominoi në dy setet e para, ndërkohë që Nadal u rikthye në setin e tretë për të shpresuar që ta rikthente rezultatin në favor të tij.

Mirëpo, Djokovic arriti ta fitojë setin e katërt dhe të shpallet kampion i turneut më të vjetër të tenisit në botë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...