Edhe 15 të arrestuar për montim ndeshjesh në Turqi
Pesëmbëdhjetë persona të tjerë të akuzuar për pjesëmarrje në montim të ndeshjeve në Turqi janë burgosur derisa skandali vazhdon ta tronditë sportin në këtë vend.
Tre ekzekutivë të kampionit të ligës, Fenerbahce, drejtori i bordit të Sivasspor dhe trajneri i Eskisehirspor janë në mesin e atyre të cilët janë arrestuar me urdhër të gjykatës së Stambollit.
Shtatë persona të tjerë ishin arrestuar më herët, duke çuar kështu në 22 numrin e përgjithshëm të atyre që mbahen, derisa 27 të tjerë janë liruar nga 61 të dyshuarit.
Category: Futboll
0 Komente