Hulk vazhdon të kërkohet nga Chelsea
Sulmuesi i Portos, Hulk, vazhdon të jetë cak i kampionit të Evropës, Chelseat.
Hulk së fundi tha se dëshiron të largohet nga Porto për të luajtur në Angli ose në Spanjë, që ka nxitur edhe më shumë interesimin e Bluve.
Oferta e parë e Chelseat në vlerën e 30 milionë funteve u refuzua nga Porto, që është duke kërkuar 40 milionë për lojtarin.
Chelsea shpresonte ta kompletojë një marrëveshje në fillim të kësaj vere, para se klubi portugez ta bllokojë transferimin duke kërkuar më shumë para. Manchester City po ashtu është duke i përcjellë zhvillimet.
Category: Futboll
0 Komente