Fillim i keq për Argjentinën
Kampionati i përfaqësueseve në Amerikën Latine, Coppa America, ka filluar me befasi të jashtëzakonshme, pasi nikoqirja Argjentina, në ndeshjen hapëse, ka arritur vetëm një barazim prej 1-1 ndaj Bolivisë.
Në këtë sfidë Bolivia hyri si jofavorit total dhe Argjentina ishte ajo që dominoi gjatë gjithë takimit, megjithëse në fushë nuk ishte parë Lionel Messi, i cili edhe njëherë u izolua nga rivalët.
Madje ishte Edvaldo ai që me ndihmën e Jhasmani Campos (48’) kaloi në epërsi mysafirët.
Më pas Argjentina hedh gjithçka në sulm dhe vetëm pas 76 minutash lojë Sergio Aguero barazoi rezultatin për 1-1 që ishte dhe rezultati përfundimtar.
Me këtë barazim Argjentina ka vënë në dyshim statusin e saj prej favoriti në këtë kompeticion.
Category: Futboll
0 Komente