Neymar nuk largohet nga Santosi

dardanmiftari | Saturday, July 02, 2011 | 0 Komente

Agjenti i sulmuesit të Santosit, Neymar, ka deklaruar se klienti i tij nuk do të largohet nga skuadra braziliane, pasi është vet 19 vjeçari ai që dëshiron të luajë në Kupën e Botës për Klube.
Këto komente vijnë vetëm 24 orë pasi presidenti i Santosit u zotua se nuk do ta shesë Neymar, përkundër faktit se pas tij janë vënë pesë skuadra të njohura evropiane.

“Neymar dëshiron të luajë në Botërorin e Klubeve me Santosin. Por, është në dorën e tij. Ka klube që duan ta paguajnë klauzolën e tij prej 45 milionë eurosh”, theksoi agjenti Ribeiro për Globoesporte.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...