Higuan: Dua trofe me Real Madridin

dardanmiftari | Friday, July 01, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuan, e ka bërë të qartë se ai nuk ka synime të largohet nga Santiago Bernabeu në një të ardhme të afërt dhe ka shtuar se dëshiron të fitojë edhe shumë trofe me gjigantin spanjoll.
“Dëshira ime është të qëndroj te Real Madridi. Ndjehem i dashur nga fansat dhe dua të fitoj sa më shumë trofe me këtë klub. Nuk ka asgjë më mirë se të luash në njërin prej klubeve më të mëdha në botë”.

“Jam shumë i lumtur te Real Madridi. Është e qartë se duhet të punoni fuqishëm për t’u bërë dhe për të mbetur një prej lojtarëve të rregullt të ekipit të parë në një klub si ky. Gjithmonë ka shumë konkurrencë për vende. Jam i kënaqur që kam shansin të luaj me yjet më të mëdha këtu dhe dua të vazhdoj të fitoj gjëra”, ka thënë Higuain.

Argjentinasi iu bashkua Real Madridit nga River Plate në janar të vitit 2007 dhe që atëherë ka bërë 200 paraqitje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...