Juventusi është dënuar pa të drejtë
Titulli i kampionit të Italisë nga viti 2006, i cili iu mor Juventusit për t’iu dhënë Interit, do t’u merret Nerazzurëve pas takimit final të FIGC për të shqyrtuar dëshmitë që dolën nga “Calciopoli II” në Tribunalin e Napolit.
Pas deklarimeve të të hënës të shefit të hetimeve të FIGC, Stefano Palazzi, se Interi kishte bërë mashtrime gjatë viteve 2004-2006, shtypi italian shpërtheu të martën duke diskutuar për skandalin që i kushtoi Juventusit marrjen e dy titujve dhe rrëzimin në Serie B.
Zbulimet e Palazzit do të thonë se Scudettoja e vitit 2006, sipas të gjitha gjasave, do t’i merret Interit, mirëpo duhet të pritet data 18 korrik për të pritur vendimin e FIGC.
Mirëpo, do të ishte e mirëseardhur për Interin nëse i merret vetëm titulli i pafituar në fushë, ndërsa të kënaqur duhet të jenë edhe tifozët e Milanit dhe Livornos që nuk do të ketë dënime të tjera për klubet e tyre pasi kanë kaluar pesë vite që është maksimumi i kohës që mund të iniciohen çfarëdo procedurash legale në lidhje me ndonjë çështje (sipas Statutit të Limitimeve të Italisë).
Krahas Juventusit, sipas Palazzit, në vitin 2006 Artikullin 1 të Kodit për Drejtësi Sportive e kanë dhunuar edhe: Campedelli (Chievo), Cellino (Cagliari), Corsi (Empoli), Foschi (Palermo), Foti (Reggina), Gasparin (Vicenza), Governato (Brescia), Meani (Milan), Moratti (Inter), Spalletti (Udinese).
Ndërkaq, Facchetti (Inter), Meani (Milan), Spinelli (Livorno)- e kanë dhunuar edhe Artikullin 6 të këtij kodi. Prandaj, sipas zbulimeve të shefit të FIGC, në vitin 2006 në Serie B është dashur të shkonin Interi, Milani dhe Livorno, e JO Juventusi.
Mirëpo, falë Statutit të Limitimeve nuk mund të ketë dënime për klubet që u përmenden. Prandaj, Juventusi do të dalë vetëm fitues moral pas pesë vitesh vuajtjesh për drejtësi.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, të gjeturat e Palazzit i ka quajtur “sulm të papranueshëm”, mirëpo do të duhet një mrekulli që Interit t’i mbetet titulli nga viti 2006.
Category: Futboll
"mirëpo do të duhet një mrekulli që Interit t’i mbetet titulli nga viti 2006."
ReplyDeletee vendoset ju vulen perfundimtare???
... perktheni lajmet nga gazeta te ndryshme...je vetem ata filo juventin..
keshtu do keni nje gjykim me pak te njeanshem.
suksese.
mor po ca legenash milani e interi shpetojn pa gje...te pakten tia kthejne juventusit titullin se e cuan ne serine b dhe moxhin e ndaluan nga futbolli...duhet te kthejne moxhin dhe skudeton
ReplyDelete