O’Shea në teste mjekësore te Sunderlandi
Mbrojtësi i Manchester United, John O'Shea, sot pritet t’i kalojë testet mjekësore dhe të nënshkruajë marrëveshje me Sunderlandin.
Press Association bën të ditur se 30-vjeçari irlandez ka qenë në rrugë drejt Sunderlandit mëngjesin e sotëm, dhe pritet t’i bashkohet bashkëlojtarit Wes Brown, i cili kaloi testet mjekësore mbrëmë.
Një kompletim i suksesshëm i marrëveshje me të dy lojtarët e Manchester United do ta çonte në tetë numrin e nënshkrimeve të trajnerit Steve Bruce gjatë kësaj vere.
Category: Futboll
0 Komente