Tevez: Kolumbia nuk na lejoi të luajmë

dardanmiftari | Thursday, July 07, 2011 | 0 Komente

Carlos Tevez është i zhgënjyer pasi ekipi i tij nuk mundi ta mposhtë Kolumbinë gjatë të mërkurës mbrëma, por ka shtuar se ata ende kanë kohë ta rikthejnë garën në favor të tyre.
Sulmuesi i Manchester Cityt kishte disa shanse për të bërë diferencën në barazimin 0-0 të Argjentinës ndaj Kolumbisë, por dështoi të shkëlqejë së bashku me Lionel Messi dhe Ezequel Lavezzi.

“Ata nuk na lejuan të luajmë dhe dinin saktësisht si të na ndalojnë. Gjithmonë është vështirë të fitosh një ndeshje, por ne do të rikthehemi”, ka thënë Tevez.

Argjentina tash ka nevojë për një rezultat pozitiv kundër Kosta Rikës për të shmangur një eliminim të turpshëm nga gara që në fazën e grupeve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...