United në bisedime për Sneijder

dardanmiftari | Tuesday, July 12, 2011 | 0 Komente

Wesley Sneijder (Manchester United) - FotomontazhëManchester united ka bërë një kthesë të rëndësishme në luftën për të siguruar shërbimet e mesfushorit holandez, Wesley Sneijder, duke bërë tani një ofertë të jashtëzakonshme prej 40 milionë eurosh.
Siç mëson Goal, Djajtë e Kuq kanë arritur që të kthejnë gjithë situatën në të mirë të tyre pas deklaratave të zyrtarëve të Interit se holandezi nuk largohet.

“United e ka rritur ofertën brenda 48 orëve. Klubet janë në bisedime, por ata do të arrijnë marrëveshje. Interi ia di vlerën, kështu që United është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro. Ata janë të gatshëm ta shesin, por vetëm nën këto kushte ekonomike. Ai nuk është lojtar që ata e konsiderojnë të pa shitshëm. Hapi i radhës varet nga United. Nëse ata i kënaqin kërkesat e Interit, Sneijder do të luajë për Unitedin sezonin e ardhshëm”, tha një burim.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...