Ramos e Pepe vazhdojnë kontratat

dardanmiftari | Tuesday, July 12, 2011 | 0 Komente

Real Madridi ka konfirmuar se dy mbrojtësit, Sergio Ramos dhe Pepe, kanë nënshkruar kontrata të reja me Los Blancos.
“Sergio Ramos dhe Pepe i kanë zgjatur kontratat e tyre me Real Madridin deri në sezonet 2016/2017 dhe 2015/2016, respektivisht”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Reali.

Në këtë mënyrë marrin fund spekulimet se 25-vjeçari Ramos mund të largohet nga Bernabeu, ndërsa 28-vjeçari Pepe do të përfitojë nga katër milionë euro në sezon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...