Van Persie kërkon më shumë përforcime nga Wenger

dardanmiftari | Tuesday, July 12, 2011 | 0 Komente

Robin van Persie ka porositur trajnerin Arsene Wenger të harxhojë para të mëdha këtë verë, për të shmangur skenarin e viteve të fundit edhe në sezonin e ri
“Çfarë mendoj tash është se disa nënshkrime të reja janë më se të mirëpritura. Çdo ekip tjetër blen lojtarë kualitativ, andaj shpresoj se ne do të bëjmë të njëjtën gjë. Ju keni nevojë për investim për të ruajtur ritmin”.

“Kur shikoni rrotull shihni se Manchester City ka blerë shumë lojtarë të mirë, Liverpooli po e bën këtë dhe Manchester United e ka bërë këtë për tashmë disa vite. Në një mënyrë ju duhet të ruani hapin pasi nëse çdokush po bën diçka, ju duhet po ashtu ta bëni”, ka thënë Van Presie.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...