Adriano, tjetër klub - probleme të njëjta
Futbollisti brazilian, Adriano Leite Ribeiro, është dënuar nga klubi i ri Corinthians me 10 për qind të pagës mujore për shkak të vonës në stërvitje.
Ish-sulmuesi i Interit dhe Romës është vonuar të hënën në stërvitje, ndërsa për këtë epilog e ka fajësuar vonesën e aeroplanit. Mirëpo, udhëheqësia e klubit nuk ka lëshuar pe.
Për Adrianon vonesat dhe dënimet nuk janë të panjohura, pasi që i kanë ndodhur thuajse gjatë gjithë karrierës futbollistike.
Category: Futboll
0 Komente