Silva i pakënaqur me minutazhin në përfaqësuese
Anësori i Manchester Cityt, David Silva, nuk është i kënaqur me rolin të cilin e ka në përfaqësuesen e Spanjës.
Spanjolli po tregon lojëra të jashtëzakonshme me klubin e tij, mirëpo ai ende nuk mund ta sigurojë një vend në formacionin bazë të përfaqësueses së tij, dhe ndjen se trajneri Vicente Del Bosque nuk ka besim tek ai.
“Mendoj se kam vetëm rol episodik. Nuk kam ndier diçka të tillë te trajnerët tjerë. Mendoj se performancat e mia janë pozitive, por jo të mjaftueshme për përzgjedhësin”.
“Nuk është lehtë të jesh startues në përfaqësuesen e Spanjës, sepse ka shumë lojtarë kualitativë”, ka thënë Silva.
Category: Futboll
0 Komente