Afellay mungon gjashtë muaj?

dardanmiftari | Friday, September 23, 2011 | 0 Komente

Barcelona ka pranuar lajme aspak të këndshme nga stafi mjekësor, sipas të cilave, Ibrahim Afellay mund të mungojë gjashtë muaj si pasojë e lëndimit të gjurit.
Holandezi porsa është kthyer nga një lëndim që e mori gjatë përgatitjeve parasezonale, ndërsa gjatë stërvitjeve të të enjtes ai e ka lënduar ligamentin e përparmë të gjurit të majtë, dhe rikthimi i tij pritet në muajin prill.

Për ta rregulluar problemin, 25-vjeçari duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.

Afellay i bashkohet Andres Iniestas dhe Alexis Sanchezit në listën e të lënduarve te Barca.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...