Edhe Maicon në planet e Anzhit

dardanmiftari | Friday, September 23, 2011 | 0 Komente

Anzhi Makhachkala është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të mbrojtësit brazilian të Interit, Douglas Maicon.
Klubi rus dëshiron të dominojë në kampionatin vendor, ashtu që pas transferimit të Samuel Eto'o për 28 milionë euro, planifikon t’ia rrëmbejë Interit një tjetër lojtar.

Sezonin e kaluar braziliani u kërkua nga Jose Mourinho që t’i bashkëngjitej te Real Madridi, mirëpo transferimi nuk ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve rreth shumës së transferimit.

Maicon ka kontratë me Interin deri në vitin 2013, ndërsa sipas Itasportpress, ai do të kalonte në Rusi për shumën prej 15 milionë eurosh, ku do t’u bashkëngjitej bashkëkombësve të tij, si Roberto Carlos, Joao Carlos, Jucilei dhe Diego Tardelli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...