Gasperini: Interi nuk ka besuar në punën time

dardanmiftari | Friday, September 23, 2011 | 0 Komente

Gian Piero Gasperini ka deklaruar se akoma nuk i kuptuar kritikat e drejtuesve të Interit rreth punës së tij. 53-vjeçari u shkarkua nga posti i trajnerit pas vetëm tre muajsh, pasi ekipi humbi katër nga pesë ndeshjet e para zyrtare të sezonit.
“E di se rezultatet përcaktojnë gjithçka. Interi e dinte se sistemi im ishte 3-4-3. Nuk është se unë nuk di sistem tjetër, por besoj se me këtë, ekipi që e drejtoj luan më mirë”.

“Ua shpjegova këtë drejtuesve të Interit tri herë kur fola me ata. Prandaj mendoj se kontroversiteti rreth formacionit ishte vetëm një shkas”.

“Nëse Interi nuk ka besuar në punën time, pse kanë nënshkruar me mua?”, ka thënë Gasperini për Secolo XIX.

Ai ka treguar se pas shitjes së Samuel Eto’o kishte kërkuar Ezequiel Lavezzin (Napoli) dhe Rodrigo Palacion (Genoa). Ndërkaq, kishte planifikuar shitjen e Wesley Sneijder (të cilin nuk mund ta përdorte në formacionin e tij), Goran Pandev (i huazuar te Napoli), Davide Santon, McDonald Mariga dhe Sulley Muntari. Ndërsa të gjitha këto nuk ishin plotësuar nga drejtuesit zikaltër.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...