Ribery: Mund të pensionohem te Bayerni

dardanmiftari | Friday, September 23, 2011 | 0 Komente

Ylli i Bayern Munich, Franck Ribery, ka pohuar mundësinë për t’i dhënë fund ditëve të tij të lojës aktive me gjigantin e Bundesligës.
Francezi ka qenë pjesë e rëndësishme e Bayernit që kur iu bashkua klubit gjerman nga Olimpique Marseille në vitin 2007 për një shumë prej 25 milionë euro. Mesfushori më në fund ka lënë prapa lëndimet dhe synon të ndihmojë bavarezët të rikthejnë titullin e kampionit të Gjermanisë dhe të luftojnë për Ligën e Kampionëve.

“A mund të pensionohem të Bayerni? Sigurisht, pse jo? Jam shumë i lumtur në Munich dhe familja ime është plotësisht e adaptuar – dhe tash kam një ndalë i cili është një bavarez i vërtetë”, ka thënë ai.

Ribery vazhdimisht është lidhur me një transferim te Real Madridi gjatë viteve të fundit, por klubi nga Allianz Arena nuk ka dashur të heqë dorë nga shërbimet e yllit dhe ka penguar transferimin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...