Moratti: Ranieri ka kualitete për sukses

dardanmiftari | Friday, September 23, 2011 | 0 Komente

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka shpjeguar vendimin e tij për të caktuar Claudio Ranierin si trajner të ri të klubit, duke nënvizuar se ai ka ‘mendime praktike’.
Ranieri u zbulua si trajner i gjigantit italian gjatë të enjtes, një ditë pasi Gian Piero Gasperini u shkarkua pas një vargu të rezultateve të dobëta.

“Mendoj se ai ka qasjen e nevojshme të mendimit praktik për të ringjallur ekipin, edhe si individë edhe si grup. Më vjen keq për Gasperinin, i cili gjithmonë ka pasur mbështetjen tonë, pavarësisht se çfarë lexova këtë mëngjes në disa gazeta të cilat zakonisht janë kundër nesh”.

“Me Gasperinin kemi bërë gjithçka që kemi në fuqinë tonë për të përmirësuar situatën dhe ai e dinte këtë, por ai ishte i pafat kur u përpoq. Tash, jam i kënaqur me këtë zgjidhje pasi besoj se Ranieri ka kualitetet e duhura për të arritur sukses”, ka thënë Moratti.

Testi i parë i Ranierit me Interin do të jetë udhëtimi te Bologna këtë të shtunë, para se të udhëtojë te CSKA Moska për ndeshjen e Ligës së Kampionëve gjatë të martës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...