Mourinho: Nuk do të punoj në Bundesliga

dardanmiftari | Friday, September 23, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka përjashtuar mundësinë për të drejtuar ndonjë ekip në Gjermani, duke shpjeguar se pamundësia e tij për të folur gjermanisht do të ishte problem.
“Nuk jam një trajner i tillë i cili qëndron në të njëjtin klub në një vend për gjithë jetën. Është diçka që më bën më të mirë, fakti që jam në vendin e katërt (të karrierës). Dhe të punoj në vende si Italia, Spanja dhe Anglia, kjo ju bën gjithnjë e më të mirë”.

“Do të doja [të punoj në Gjermani] por, të jem i sinqertë, është shumë e rëndësishme në aftësitë e mia si trajner ta di gjuhën. Të komunikoj me lojtarët, të jem me shtypin është në një mënyrë shumë komforte, pasi mediat janë një pjesë e rëndësishme e punës tonë dhe mendoj se nuk do të isha në maje të potencialit tim duke punuar në Gjermani, andaj është jashtë mendjes time”.

“Por për shkak të kualitetit të lojës dhe shumë gjërave që i kuptoj në futbollin gjerman, po, do të më pëlqente”, ka thënë Mou për Bild.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...