Galliani: Do ta gjejmë rrugën e fitoreve

dardanmiftari | Friday, September 23, 2011 | 0 Komente

Adriano Galliani beson se kampionët në fuqi të Serie A, do t’u kthehen fitoreve apo të kthejnë lojtarët e lënduar.
Klubi nga San Siro është pa lojtarët kryesor si Taye Taiwo, Mathieu Flamini, Alexandre Pato, Zlatan Ibrahimovic dhe Robinho, në mesin e të tjerëve.

“Jam i bindur se ne do t’u kthehemi fitoreve menjëherë sapo të kthejmë lojtarët e lënduar. Ne kemi 10 deri në 12 lojtarë të lënduar për momentin, kjo është vështirë, por do të kalojë”, ka thënë Galliani për La Gazzetta dello Sport.

Galliani më pas ka shprehur frustrimin e tij me lëndimin e fundit, AlexandrePato, i cili do të jetë jashtë fushe për katër javë. Milani ka mbledhur vetëm dy pikë pas dy barazimeve në tre ndeshje në Serie A këtë sezon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...