Hargreaves: United më ka trajtuar keq

dardanmiftari | Friday, September 23, 2011 | 0 Komente

Mesfushori Owen Hargreaves ka folur për lëndimet të cilat e kishin shoqëruar atë te Manchester United, duke thënë se ai ishte trajtuar si kafshë eksperimentale gjatë problemeve me gjurin.
“Kam marrë disa injeksione, por gilca ime kurrë nuk ishte e njëjta. Pas injektimeve, jam munduar të kthehem në këmbët e mia dhe ata thanë se gilca ime ishte e mirë, por unë u ndjeva sikur ajo ishte e ndërtuar prej qelqi. Kjo pati një ndikim të madh”.

“Me lëndimet, duhej sikur isha kafshë eksperimentale për shumë prej këtyre trajtimeve. Është e vështirë. Të gjithë njerëzit [te United] janë të dashur dhe çdokush përpiqet të japë më të mirën, por me kalimin e kohës vini në një moment kur duhet të merrni një vendim”, ka thënë Hargreaves.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...