Xavi: Cesc më bën lojtar më të mirë

dardanmiftari | Friday, September 23, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Barcelonës, Xavi, ka gjetur kohë për të lavdëruar Cesc Fabregas pasi mendon se ardhja e ish-yllit të Arsenalit, i ka ndihmuar atij të përmirësojë lojën e tij.
Me ardhjen e Fabregas kishte dyshime nëse dy mesfushorët mund të luajnë në të njëjtin ekip, por 31-vjeçari është shumë i kënaqur me mënyrën se si ata të dy bashkëveprojnë në fushë.

“Nëse ai avancon unë qëndroj më prapa dhe mbuloj për të ose e kundërta. Jam shumë i kënaqur në fushë dhe po ashtu edhe ai. Ne kemi e treguar këtë shumë herë këtë vit”, ka thënë Xavi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...