Dalglish: Bellamy ka uri për fitore

dardanmiftari | Friday, September 23, 2011 | 0 Komente

Kenny Dalglish mendon se sulmuesi i rikthyer me fanellën e kuqe, Craig Bellamy, ka ‘punë të pakryera’ te Liverpooli.
Bellamy, i cili u largua nga Anfield në vitin 2007 pas vetëm një sezoni, shënoi gol në fitoren 2-1 të Carling Cup kundër Brighton gjatë të mërkurës në startin e parë të rikthimit të tij.

“E dinim çfarë po merrnim kur erdhi Craig. Ne e kemi thënë shumë herë më herët, se çfarë Craig i sjell klubit. Ai luajti te Cardiff sezonin e kaluar dhe mendoj se ne po përfitojmë nga kjo pasi ai ka shumë uri për të impresionuar”.

“Ai ka dëshirë pasi u largua me punë të pakryera herën e fundit. Ai ka dëshirë për të ri-shndritur dhe ne do të përfitojmë nga kjo. Ai do të ndihmojë klubin gjatë kontratës së tij dhe shpresoj se e mërkura ishte vetëm fillimi për të”.

“Ai pëlqen të luajë futboll dhe është vërtet entuziast. Ai dëshiron t’ia dalë mirë dhe ne do ta ndihmojmë atë për ta bërë këtë”, ka thënë Dalglish.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...