Walcott: Faji është te lojtarët

dardanmiftari | Friday, September 23, 2011 | 0 Komente

Theo Walcott beson se fillimi i dobët i Arsenalit këtë sezon është faj i lojtarëve dhe jo i menaxherit Arsene Wenger.
Topçinjtë janë në startin më të keq të sezonit në 50 vite dhe rreshtohen në pozitën e 17-të të tabelës së Ligës Premier. Rezultatet e dobëta e kanë lëkundur stolin e Wenger, por Walcott mendon se faji nuk është te menaxheri.

“Menaxheri është një njeri i shkëlqyeshëm, ai mund të përballet me gjithçka të hedhur mbi të. Ai ka qenë në klub për më shumë se 15 vjet dhe nuk ndjen presion aspak. Ne lojtarët, ne duhet të shikojmë kah vetja dhe të fillojmë të bëjmë punën tonë në fushë, të jem i sinqertë”.

“Shumë njerëz thonë se ka probleme defensive por nuk është vetëm katërshja e mbrojtjes, ju duhet të shikoni të mbroheni si ekip. Ne nuk e kemi bërë këtë, të jem i sinqertë, andaj duhet të sigurohemi ta zgjidhim këtë kundër Boltonit gjatë vikendit. Do të jetë një ndeshje e vështirë”, ka thënë mes tjerash Walcott.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...