Allegri i kënaqur me lojën ndaj Udineses

dardanmiftari | Thursday, September 22, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka lavdëruar karakterin e ekipi të tij pas rikthimit në pjesë të dytë për të nxjerrë barazim 1-1 në shtëpi ndaj Udineses.
Një gabim i portierit Christian Abbiati dhe një lëndim i hershëm i Alexandre Pato i dhanë avantazhin Udineses, që kaloi në epërsi përmes Antonio Di Natale, por një gol i pjesës së dytë i shënuar nga Stephan El Shaarawy siguroi një pikë për vendasit.

“Mendoj se Milani ka luajtur një ndeshje më të mirë sonte dhe meritoi një pikë. Ne ishim në disavantazh për shkak të aksidentit të portierit, pastaj e humbëm Paton, por ekipi tregoi pjekuri të madhe në pjesën e dytë”.

“U kam thënë djelmoshave të qëndrojnë të qetë, të luajnë me durim dhe të mos ekspozojnë veten në kundërsulme, dhe ata e bënë këtë dhe kishin një pjesë të dytë të mirë”, ka thënë Allegri për La Gazzetta Dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...