Amauri te Milani në janar?

dardanmiftari | Wednesday, September 07, 2011 | 0 Komente

Agjenti i Amaurit ka thënë se Milani kishte zhvilluar biseda me klientin e tij gjatë afatit të fundit kalimtar, dhe se një lëvizje është e mundshme në muajin janar.
Sulmuesi 31-vjeçar është tepricë në kërkesat e Juventusit, por së fundi refuzoi të transferohet te klube si Fenerbahce dhe Marseille, për të qëndruar dhe për të luftuar në ekipin e Antonio Conte.

Megjithatë edhe Rossonerët mund të kishin qenë në garë për ish-sulmuesin e Palermos, nëse i besohet agjentit të tij, Ernesto Bronzetti.

“Le ta lëmë këtë deri në janar, por ka pasur një bisedë me zëvendëspresidentin e Milanit, Adriano Galliani. Nëse disa gjëra zgjidhen deri atëherë, në këtë shkallë, Amauri mund të jetë një burim interesimi”, ka thënë Bronzetti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...