Arsenal, largimi i Wenger nuk është opsion

dardanmiftari | Wednesday, September 21, 2011 | 0 Komente

Përkundër startit aspak të mirë në sezoni e ri, drejtuesit e Arsenalit nuk e kanë në plan që ta largojnë trajnerin Arsene Wenger, por qëndrojnë fuqishëm prapa tij.
Topçinjtë kanë humbur tri nga pesë ndeshjet e sezonit 2011/2012 në Ligën Premier, mirëpo drejtori ekzekutiv i klubit, Ivan Gazidis, ia mban shpinën trajnerit francez, i cili e drejton skuadrën qe 15 vite.

“Mendimi se shpenzimi i parave apo largimi i trajnerit do t’i zgjidhë problemet, nuk është i saktë”.

“Ato janë zgjidhje afatshkurtra, të cilat kanë pasoja të thella të mëvonshme te klubi. Arsenali është i lumtur që e ka Wengerin”, ka thënë Gazidis.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...