Benitez në planet e Lazios

dardanmiftari | Tuesday, September 20, 2011 | 0 Komente

Rafa Benitez është duke u lidhur me stolin e trajnerit të Lazios, pas kërkesës së Edy Reja për largim.
Oferta për dorëheqje e Reja u refuzua nga president i Lazios, por situata mbetet e tensionuar te klubi italian, me tifozët që fishkëllyen trajnerin pas disfatës nga Genoa, shkruan Sport Mediaset.

Reja do të jetë në detyrë për ndeshjen ndaj Cesena, por ai është duke u lodhur nga kritikat e tifozëve dhe njerëzve brenda klubit.

Në mesin e emrave që thuhet se është duke u menduar nga Lazio është edhe ish-trajneri i Liverpoolit dhe Interit, Benitez. Spanjolli ka thënë se dëshiron të rifillojë karrierën në Angli, por mundësia për të heshtur kritikët italian mund ta joshë atë drejt Lazios.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...