Mourinho dhuron Topin e Artë për bamirësi

dardanmiftari | Tuesday, September 20, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka ofruar FIFA Topin e Artë të cilin e kishte fituar si trajneri më i mirë, për ankand bamirësie.
Çmimi që iu dha atij pasi fitoi tre trofe me Interin në vitin 2010, do të nxirret në ankand për të mbështetur dy organizata, përfshirë Sir Bobby Robson Foundation, organizatën bamirëse të formuar në kujtim të ish-mentorit të tij.

"E gjithë familja është krejtësisht e shtangur nga kjo dhuratë fisnike nga Z. Mourinho. Ne jemi të ngazëllyer dhe shumë falënderues ndaj tij. Babai im ka qenë aq krenar nga mënyra se si të gjitha klubet dhe menaxherët e futbollit rreth e qark botës janë mbledhur për të dhënë çmime të mrekullueshme", ka thënë djali i Bobby, Mark.

Pasi hoqi dorë nga futbolli aktiv, Mourinho së pari punoi me Robson si përkthyes te Sporting Lisbon në vitin 1992. Të dy punuan te Porto dhe Barcelona, para se portugezi të fillojë karrierën e tij si trajner.

Fondacioni Sir Bobby Robson është krijuar për të mbështetur kërkimet për detektimin e hershëm të kancerit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...