Anzhi mbetet opsion për Gattuson

dardanmiftari | Tuesday, September 20, 2011 | 0 Komente

Agjenti i veteranit të Milanit, Gennaro Gattuso, thotë se një transferim te Anzhi ende mund të ndodhë.
Mesfushori mendoi t'i bashkohet klubit rus edhe verën e kaluar, para se të nënshkruajë marrëveshje të re me Milanin, e cila skadon në qershor.

"Ende është herët dhe lojtarët pa kontratë ende mund të fillojnë negociatat vitin e ardhshëm. Interesimi i Anzhi ishte aty edhe më herët edhe tash, por deri tash nuk ka pasur zhvillime, andaj ne do të bisedojmë me Milanin dhe do të shohim".

"Rino ka qenë këtu për shumë vite dhe çdo herë ne kemi zhvilluar kontakte pas një bisede të shkurtër me ta (zëvendës-presidentin Adriano Galliani). Do të shohim çfarë planifikon ai, varet nga kërkesat, Rino është shumë i qetë", ka thënë Andrea D'Amico për Sport Italia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...